Misioni i OSBE-së në Shkup
Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Kilian Wahl, mban fjalën e tij hyrëse në konferencën ndërkombëtare për shënimin e 60-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shkup, 2024
Prioritetet kryesore të Misionit janë të avancojë marrëdhëniet konstruktive ndëretnike dhe të mbështes zbatimin e mëtejmë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit të vitit 2001, si dhe shtyllat e saj thelbësore: jo-diskriminimi, arsimi, decentralizimi, përfaqësimi i barabartë, bashkësitë më të vogla dhe përdorimi i gjuhëve. Misioni punon me autoritetet për zbatimin e reformave në fusha të tilla si zgjedhjet, policia demokratike, qeverisja lokale dhe gjyqësori. Misioni monitoron dhe bën vizita të rregullta në komunitetet lokale dhe ka një rrjet të komunikimit me përfaqësuesit politikë, anëtarët e shoqërisë civile, udhëheqësit fetarë, si dhe nëpunësit policor.