Skip Links

Project Update

Shndërrimi i provave në veprim për të mbrojtur gratë e reja dhe vajzat

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje
Fields of work:
Barazia gjinore, Rodno zasnovano nasilje

Gjetjet e prezantuara në ngjarjen e nivelit të lartë do të udhëheqin veprim të koordinuar përmes Grupit të Punës për Parandalimin e Dhunës midis të Rinjve.

Shkup, 17 dhjetor 2025 – Misioni i OSBE-së në Shkup sot prezantoi një hulumtim të ri mbi dhunën online dhe offline ndaj grave të reja dhe vajzave në jetën publike, duke hedhur dritë në atë se pse shumica ndjehen të pasigurta në hapësirat publike. Ngjarja e nivelit të lartë, “Nga të dhënat deri te dialogu dhe veprimi,” solli në një vend institucionet e shtetit, shoqërinë civile, akademikët dhe përfaqësuesit e të rinjve për të siguruar që provat të shndërrohen në veprime praktike. 

Ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, theksoi rëndësinë e shndërrimit të hulumtimit në ndikim: “Kur ndodh dhuna, heshtja nuk është opsion. Ne të gjithë kemi obligimin të reagojmë dhe ta paraqesim atë. Raportimet e dhunës duhet të trajtohen si prioritet dhe institucionet janë të detyruara të veprojnë me kujdesin e duhur.”

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve Fatmir Limani nënvizoi mbështetjen sociale të koordinuar. “Ne duhet ndërtuar një sistem për reagim të shpejtë, në mënyrë humane dhe të koordinuar, që asnjë grua të mos mbetet vetëm.

Ne jemi duke përgatitur një Strategji të re për Adresimin e Dhunës kundër Grave dhe Dhunës në Familje për 2026–2033, së bashku me një Plan të Veprimit për 2025–2029. Këto dokumente strategjike do të udhëzojnë mbrojtje në kohë dhe efektive për çdo grua.”

Zhvilluar nga Indago, studimi anketoi 600 gra të reja dhe vajza të moshës 18 deri më 29 vjeçare nga të gjitha rajonet planifikuese dhe përfshiu fokus grupe me shoqërinë civile dhe ekspertë. Gjetjet shpalosin se si faktorët socio-ekonomik, arsimi dhe vendbanimi formësojnë perceptimet e sigurisë, përderisa raportimi mbetet akoma i kufizuar. Rreziqet në rritje, përfshirë dhunën digjitale, nënvizojnë nevojën për parandalim të synuar dhe masa të synuara të mbrojtjes.  

Misioni i OSBE-së ë Shkup, përmes Grupit të Punës për Parandalimin e Dhunës midis të Rinjve, do të punojë me palët e interesuara nacionale për të integruar rekomandimet në politikat, reformat institucionale dhe masat praktike – duke siguruar ndikim të afatgjatë dhe të prekshëm për gratë e reja dhe vajzat mbarë Maqedonisë së Veriut.