News Item
OSBE ndihmon që paratë publike të funksionojnë më mirë për qytetarët
- Issued on:
- Lëshuar nga:
- OSCE Mission to Skopje
Paratë publike duhet të shkojnë aty ku ka kë më shumë nevojë: shkollat, spitalet, rrugët dhe shërbimet që përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve. Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti një eveniment publik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke sjell në një vend Kuvendin dhe Entin Shtetëror të Revizionit për të përmirësuar mënyrën e shpenzimit të parave shtetërore.
Diskutimi u përqendrua në atë se si Kuvendi do mund t’i përdorë raportet e revizionit në mënyrë më aktive, jo vetëm për të identifikuar problemet, por për të siguruar se institucionet i korrigjojnë gabimet dhe ndjekin rekomandimet.
“Mbikëqyrja ekziston për të mbrojtur paratë e taksapaguesve dhe besimin e qytetarëve,” tha Ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. “Raportet e revizionit nuk duhet të mbeten në sirtarë. Kur ato shpien drejt veprimit, fondet publike kanë më shumë gjasa të përdoren në mënyrë të drejtë, transparente dhe në interesin më të mirë të qytetarëve.”, tha Ambasadori Wahl.
Në margjinat e evenimentit, OSBE i dhuroi 15 laptopë Entit Shtetëror të Revizionit për të ndihmuar që auditorët të kryejnë punën e tyre më me efikasitet, duke përfshirë këtu dhe monitorimin e shpenzimeve të fushatave zgjedhore.
Llogaridhënia dhe transparenca më e madhe ndihmojnë për të siguruar që fondet publike u shërbejnë qytetarëve dhe institucionet demokratike të mbeten të besueshme. Kur mbikëqyrja funksionon, njerëzit mund të jenë të sigurt se paratë publike përdoren me përgjegjësi.