Project Update
Galeria e artit rinor mbi barazinë gjinore dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore ndaj grave të reja dhe vajzave
- Issued on:
- Lëshuar nga:
- OSCE Mission to Skopje
Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut (UNShM), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, shpall Thirrje publike për nxënësit e shkollave të mesme që të paraqesin vepra arti origjinale për një ekspozitë publike kushtuar promovimit të barazisë gjinore dhe luftimit të dhunës me bazë gjinore ndaj grave të reja dhe vajzave.
Rreth iniciativës
Kjo iniciativë rinore synon të krijojë një platformë ku nxënësit e shkollave të mesme mund të rrisin ndërgjegjësimin publik dhe të shprehin perspektivat e tyre mbi barazinë, dinjitetin dhe rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt dhe pa dhunë për të gjitha gratë e reja dhe vajzat.
Kushtet për pjesëmarrje
Thirrja publike është e hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrësit nën moshën 18 vjeçare duhet të dorëzojnë pëlqimin me shkrim prej prindit ose kujdestarit, para ekspozitës publike dhe për çdo përdorim eventual promovues të veprës artistike.
Llojet e pranuara të veprave artistike
- Vepra arti digjitale
- Pikturë ose vizatim (teknika tradicionale)
- Fotografi
- Teknikë e kombinuar
Kushtet teknike
- Të gjitha veprat duhet të jenë origjinale të krijuara nga pjesëmarrësi/ja.
- Veprat artistike të gjeneruara nga inteligjenca artificiale nuk do të pranohen.
- Formatet e pranuara janë: JPG, JPEG, PNG ose PDF.
- Nuk ka dimensione të përcaktuara për veprat;
- Veprat duhet të dorëzohet në cilësinë më të lartë të mundshme (fajll origjinal, jo screenshot) për t'u siguruar që është e përshtatshme për printim dhe ekspozim publik.
Procesi i dorëzimit
Punimet artistike duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, në adresën: unshm.mk@gmail.com
Në aplikimin Ju lutemi përfshini detajet e mëposhtme:
- Emri dhe mbiemri
- Mosha dhe shkolla
- Informacione kontakti
- Titulli i veprës artistike
- Një përshkrim i shkurtër i veprës artistike
Afati i fundit për dorëzim
15 mars 2026
Procesi i vlerësimit:
Të gjitha veprat do të shqyrtohen nga një Komision vlerësimi i përbërë nga tre anëtarë.
Procesi i vlerësimit do të përfundojë më 25 mars 2026.
Vendimet e Komisionit të vlerësimit janë përfundimtare.
Ekspozita dhe shpërblimet
Veprat e artit të përzgjedhura do të ekspozohen në një aktivitet publik të planifikuar për gjysmën e dytë të muajit prill 2026.
Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin certifikata mirënjohjeje. Tre fitues të përzgjedhur do të marrin shpërblime simbolike.
Informacione shtesë
Duke paraqitur veprat e tyre artistike, pjesëmarrësit japin pëlqimin për përdorimin e tyre për qëllime ekspozimi dhe promovimi që lidhen me këtë iniciativë, me përshkrimin adekuat për autorin.
Ne i inkurajojmë të gjithë artistët e rinj të marrin pjesë dhe ta përdorin artin si një mjet të fuqishëm për ndërgjegjësim, promovim të barazisë dhe nxitje të ndryshimeve pozitive.