Skip Links

News Item

Protokolli i ri sjellë qasje më të shpejt në identitet, të drejta dhe shërbime për të gjithë

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje
Fields of work:
Të drejtat e njeriut, Roma dhe Sinti

Maqedonia e Veriut është lidere globale në dhënien fund të pashtetësisë. Vendi po prezanton masa për të parandaluar raste të ardhshme.

Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë promovuan Protokollin e ri mbi Procedurat e Pashtetësisë. Protokolli vendos hapa të qarta për institucionet të punojnë së bashku për të parandaluar raste të reja, sepse mungesa e identitetit ligjor nënkupton pamundësi për të vizituar mjekun, për të shkuar në shkollë ose për të pasur qasje në shërbimet themelore. 

Evenimenti solli në një vend përfaqësues të institucioneve kyçe, të organizatave të shoqërisë civile dhe profesionistet të cilën punojnë drejtpërdrejtë me personat që janë në rrezik të mbeten pa shtetësi. Madje, vuri në pah përpjekjet e stafit relevant që ndihmuan në zgjidhjen e rasteve të jetës reale dhe në përmirësimin e koordinimit midis institucioneve.

“Kjo ka të bëjë me njerëz të vërtetë dhe jetët e tyre.  Ky Protokoll ndihmon të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë i regjistruar, çdo person të njihet dhe të gjithë të kenë qasje në të drejtat e tyre themelore.”, tha shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Kilian Wahl. 

Nisma mbështetet në përparimin e bërë së fundmi. Deri në mesin e vitit 2025, Maqedonia e Veriut kishte zgjidhur të gjitha rastet e njohura të lidhura me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, duke u dhënë shtetësi 317 personave. Megjithatë, sfidat mbeten, veçanërisht për fëmijët e lindur nga prindër pa status të rregulluar ligjor.

Një përpjekje pilot së fundmi tregoi se si bashkëpunimi mund të bëjë ndryshim. Në një rast, institucionet punuan së bashku për të siguruar që nëna së bashku me foshnjën e saj të fitojnë dokumente personale dhe qasje në shërbime shëndetësore, në mënyrë të shpejtë dhe efektive. Protokolli i ri synon t’i shndërrojë solucionet e tilla në praktika standarde.  

Misioni i OSBE-së në Shkup vazhdon të mbështesë autoritetet nacionale dhe partnerët në parandalimin dhe zvogëlimin e rasteve të pashtetësisë, duke siguruar që të gjithë të mund të gëzojnë të drejtat e tyre themelore dhe që askush të mos lihet pas dore.


Contacts

Vjosa Ismaili Turkeshi, Misioni i OSBE-së në Shkup

Asistente e lartë për informim publik dhe media

Misioni i OSBE-së në Shkup

Ndërtesa Hiperium
Bulevardi 8 shtatori Nr. 16
1000 Shkup
Maqedonia e Veriut