News Item

Konferenca rajonale në Shkup me fokus në parandalimin e femicidit përmes bashkëpunimit më të madh institucional

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje

Femicidi mund të parandalohet. Por parandalimit varet nga fakti që institucionet të njohin rreziqet, të shkëmbejnë informacion, të nxjerrin mësime nga rastet e mëparshme dhe të veprojnë së bashku para se dhuna të bëhet vdekjeprurëse.

Më 28 dhe 29 shtator në Shkup, rreth 80 deputetë, qeveritar dhe përfaqësues të së drejtës penale, institucione të pavarura, ekspertë ndërkombëtar dhe rajonal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrat terrenike të OSBE-së janë duke u bashkuar për një Konferencë Rajonale mbi Femicidet. 

Organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Programi për Çështje Gjinore pranë Sekretariatit të OSBE-së, konferenca u ofron platformë shteteve të Evropës Juglindore për të shkëmbyer përvoja dhe për të identifikuar masa praktike për të forcuar parandalimin dhe reagimin institucional ndaj vrasjeve me bazë gjinore të grave dhe vajzave. 

“Konferenca e sotme ka rëndësi sepse femicidi mund të parandalohet,” tha Ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. “Të lëvizim nga informacioni fragmentuar drejt mirëkuptimi i përbashkët, nga reagimet e izoluara drejt bashkëpunimi më i fortë, dhe, më në fund, nga reagimi ndaj femicidit te parandalimi i tij.”

Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit do të analizojnë terkun e plotë të parandalimit: nga legjislacioni dhe mbikëqyrja parlamentare deri tek identifikimi dhe hetimi i vrasjeve me bazë gjinore, mbledhja e të dhënave të besueshme dhe nxjerrja e mësimeve nga rastet individuale.

Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë disa hapa në këtë fushë. Ndryshimet e Kodit Penal të vitit 2023 futën në legjislacion veprën penale të “vrasjes me bazë gjinore”. Misioni i OSBE-së në Shkup ka mbështetur gjithashtu zhvillimin e mekanizmit të vendit për Monitorimin e Femicidit, duke përfshirë një metodologji të përbashkët për shqyrtimin e rasteve, mbledhjen dhe analizën më të madhe të të dhënave, monitorimin e procedurave gjyqësore përkatëse dhe një platformë publike për monitorimin e femicideve.

Në qendër të mekanizmit gjendet Trupi Multisektorial i Punës duke sjellë në një vend përfaqësuesit e të drejtës penale, mirëqenies sociale dhe institucionet shëndetësore, si dhe shoqërinë civile. Me shqyrtimin e rasteve nga këndvështrime të ndryshme, mekanizmi ndihmon për të identifikuar rreziqet dhe zbrazëtirat institucionale dhe për t’i shndërruar mësimet nga rastet individuale në rekomandime për parandalim dhe mbrojtje më të fuqishme. 

Për më tepër, konferenca ofron një mundësi për të krahasuar qasjet nga mbarë rajoni, si dallojnë kornizat ligjore dhe mekanizmat e monitorimit të femicidit, dhe për zhvillimin e rekomandimeve praktike për reagim nacional më të fortë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm rajonal.