Policia
Misioni ndihmon vendin që të zhvillojë një shërbim policor të orientuar në komunitet, në përputhje me parimet demokratike dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Këtu përfshihet vazhdimi i reformës policore dhe ndihma për profesionalizimin e policisë. Misioni ofron trajnime për zyrtarët e policisë në çështje të tilla si lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, aktivitetet parandaluese të policisë, si dhe mënyrat e trajtimit të problemeve ndëretnike. Misioni gjithashtu mbështet Qendrën e trajnimit të policisë, si dhe ndihmon në përforcimin e marrëdhënieve midis policisë dhe mediave.