Skip Links

News Item

Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit dhe komunitetit hebre në Maqedoninë e Veriut fokusi i ngjarjes së organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ODIHR

Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) më 12 prill 2022 organizuan një ngjarje që solli së bashku zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorin me përfaqësuesit e komunitetit hebre të Maqedonisë së Veriut.

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje
Fields of work:
Të drejtat e njeriut, Toleranca dhe mosdiskriminimi

Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) më 12 prill 2022 organizuan një ngjarje që solli së bashku zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorin me përfaqësuesit e komunitetit hebre të Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrësit diskutuan se si të përmirësohet bashkëpunimi në mënyrë që të përballen më mirë sfidat aktuale dhe të mundshme të sigurisë për komunitetin, të tilla si shqetësimet që rrjedhin nga krimet e urrejtjes, teoritë e konspiracionit antisemitik dhe paragjykimet antisemitike.

“Diskriminimi, krimi i urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes janë probleme serioze në këtë rajon dhe paraqesin kërcënim potencial ndaj përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Ndërmjet viteve 2013 dhe 2021, në këtë vend, organizatat e shoqërisë civile kanë regjistruar më shumë se 800 incidente të krimit të urrejtjes, 25 prej të cilave janë kryer për shkak të besimit fetar ose përkatësisë së viktimave. Dy nga këto incidente përfshijnë kërcënime serioze antisemitike,” tha Jeff Goldstein, zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup teksa iu drejtua pjesëmarrësve të ngjarjes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski u tha të pranishmëve se: “Vlerat e vërteta të një shoqërie vijnë nga aftësia për të pranuar dhe respektuar dallimet, për të njohur dhe ngritur individët si dhe shoqërinë në tërësi, për t'i mbrojtur ata, për të pranuar dhe kultivuar  shpresat, aspiratat, perspektivat dhe ambiciet. Në thelb, fuqia e një komuniteti qëndron në aftësinë për të mos dominuar mbi të tjerët.”

“Institucionet shtetërore janë të detyruara të jenë vigjilente, veçanërisht në formësimin e politikave për të drejtat dhe liritë e njeriut, për luftimin e antisemitizmit dhe racizmit dhe për veprim global kundër gjuhës së urrejtjes. Por edhe për reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj të gjitha përpjekjeve për të provokuar çfarëdo lloj urrejtjeje”, shtoi Spasovski.

Kryetari i komunitetit Hebre, Pepo Levi, deklaroi se antisemitizmi prek jo vetëm hebrenjtë, por shoqërinë në tërësi dhe “duke pasur parasysh situatën aktuale me krizën shëndetësore dhe pandeminë Covid-19, si dhe zhvillimet e fundit në Ukrainë, ne jemi dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes, mos-tolerancës dhe antisemitizmit që përhapen gjithnjë e më shumë nëpër rrjetet sociale.”


Contacts

Mirvete Islam, Misioni i OSBE-së në Shkup

Asistente e lartë për informim publik dhe media

Misioni i OSBE-së në Shkup

Ndërtesa Hiperium
Bulevardi 8 shtatori Nr. 16
1000 Shkup
Maqedonia e Veriut