Skip Links

News Item

OSBE mbështet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Forcimin e Bashkëpunimit midis Policisë dhe Doganës

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje

Rishikimi i Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit të Policisë dhe Doganës midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë 

Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, lehtësuan një takim të nivelit të lartë në Shkup që pati për qëllim mbrojtjen më të mirë të kufijve midis dy vendeve.

Ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar. "Ky takim synon të sigurojë jetë më të mirë për njerëzit në të dyja anët e kufirit. Me avancimin e komunikimit, shpejtësisë dhe bashkëpunimit midis policisë dhe doganës, ne sigurohemi që krimi të luftohet në mënyrë më efektive dhe komunitetet të mbrohen më mirë.", tha Ambasadori Kilian Wahl. 

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski theksoi angazhimin e përbashkët. "Kjo marrëveshje forcon besimin dhe koordinimin operativ mes vendeve tona, duke siguruar që oficerët tanë të kenë mjetet dhe mbështetjen për t'iu përgjigjur shpejt dhe me efikasitet sfidave të sigurisë."

Ministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Albana Koçiu, shtoi se: "Bashkëpunimi modern, i sigurt dhe praktik në kufijtë tanë është jo vetëm në dobi të autoriteteve, por edhe të qytetarëve që mbështeten tek ne për siguri dhe mbrojtje çdo ditë."

OSBE riafirmon gatishmërinë e saj për të vazhduar me mbështetjen e të dy shteteve në përmirësimin e mbrojtjes së kufijve.