Skip Links

News Item

Të rinjtë shpërblehen për bërjen e komuniteteve të tyre më të sigurta dhe më të forta

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje
Fields of work:
Rinia

Misioni i OSBE-së në Shkup, Ministria e Punës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve dhe Këshilli Nacional Rinor së bashku nderuan të rinjtë, grupet rinore dhe organizatat veprimet e të cilave janë duke ndihmuar për të ndërtuar komunitete më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse. UNDP gjithashtu ndau çmimin për Oficer Rinor.  

Të rinjtë, grupet rinore joformale dhe organizatat rinore që udhëheqin iniciativa për të trajtuar dhunën, ndarjen sociale, ndryshimet mjedisore dhe sigurinë në komunitet u vlerësuan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për pjesëmarrjen e të rinjve të vitit 2026 në Shkup. Evenimenti u organizua së bashku me Misionin e OSBE-së në Shkup, Ministrinë e Punës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve dhe Këshillin Nacional Rinor, ndërsa UNDP ndau çmimin për Oficerin Rinor.

Mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në temën e këtij viti, “Rinia në avancimin e bashkëpunimit multilateral përmes teknologjisë dhe partneriteteve,” evenimenti bashkoi në një vend të rinjtë që sjellin ndryshime, organizatat rinore, institucionet qeveritare dhe partnerët ndërkombëtarë. Kremtoi iniciativat praktike të udhëhequra nga të rinjtë, nga parandalimi i dhunës dhe ndërtimi i besimit midis komuniteteve deri te mbrojtja e mjedisit dhe mundësimi i pjesëmarrjes së të rinjve në vendimet që u përkasin atyre. 

Gjithsej 37 nominime u pranuan për të tre kategoritë e çmimeve. Pas procesit të vlerësimit dhe votimit publik, fituesit u shpallën në ceremoninë. U ndanë çmime financiare në vlerë totale prej 7,500 EUR për të mbështetur vazhdimësinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të iniciativave fituese. 

Këtë vit, kategoria individuale u përqendrua në "Rininë dhe Sigurinë", duke përmbushur kështu angazhimin e Misionit, të shpallur gjatë kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë vitin e kaluar. Çmimi njeh të rinjtë iniciativat e të cilëve ndihmojnë në parandalimin e dhunës, forcimin e dialogut, promovimin e kohezionit social dhe kontribuojnë për komunitete më të sigurta. Misioni morri pjesë gjithashtu në Komisionin e Vlerësimit duke i dhënë një perspektivë të Rinisë, Paqes dhe Sigurisë procesit të seleksionimit. 

Dr. Susan Penksa, zëvendësshefe e Misionit të OSBE-së në Shkup, prezantoi çmimin, duke njohur kështu kontributin të rinjtë e bëjnë për komunitete më të sigurta dhe më të qëndrueshme. 

“Të rinjtë nuk janë vetëm vëzhgues pasiv; por ata janë partnerë të domosdoshëm për avancimin e paqes dhe sigurisë. Megjithatë, sjellja e ndryshimit nuk mund të varet vetëm nga ato. Të gjithë ne ndajmë përgjegjësinë për të krijuar kanale të hapura, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse për angazhim dhe pjesëmarrje të kuptimplotë të rinisë,” tha Dr. Penksa. 

Në Kategorinë Individuale – Rinia dhe Siguria, çmimi shkoi tek Andrej Rajatoski për platformën e tij mjedisore “gradinarot.mk”, që promovon mbrojtje të mjedisit, mënyra jetese të qëndrueshme dhe menaxhim të përgjegjshëm të burimeve natyrore. Çmimi për grupin joformal rinor i takoi Pionierëve të Gjelbër nga Manastiri, ndërsa Të Rinjtë nga Diversiteti Familjar fituan çmimin në kategorinë e organizatave rinore, organizatave për të rinjtë dhe organizatave ombrellë rinore. 

UNDP ndau çmimin eOficerit Rinor - Vladimir Smilevskit, Oficer Rinor në Komunën e Velesit. Ky çmim njeh Oficerët Rinor të cilët kanë ofruar angazhim të jashtëzakonshëm për mbështetjen e të rinjve dhe forcimin e pjesëmarrjes rinore në nivel lokal. 

Evenimenti riafirmoi përkushtimin e përbashkët të Misionit të OSBE-së dhe partnerëve të tij drejt avancimit të pjesëmarrjes së rëndësishme të të rinjve. 

Madje, ky angazhim reflektohet në Udhërrëfyesin mbarë-OSBE-së për forcimin e përpjekjeve të OSBE-së lidhur me Rininë, Paqen dhe Sigurinë, që ofron udhëzime praktike për mbështetjen e të rinjve si kontribues aktiv për shoqëri paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.