News Item
Të rinjtë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë forcat për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj ekstremizmit të dhunshëm online
- Issued on:
- Lëshuar nga:
- OSCE Mission to Skopje, OSCE Presence in Albania
Nga 16-18 shtatori 2026, të rinjtë, përfaqësuesit e komunave dhe partnerët lokal nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u bashkuan në Strugë, të Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar iniciativa praktike për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që shpien deri në terrorizëm (P/CVERLT) në hapësirën digjitale.
Punëtoria, “Partneriteti me liderët rinor për të parandaluar ekstremizmin dhe terrorizmin e dhunshëm në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut”, krijoi një hapësirë për pjesëmarrësit të këmbejnë përvojat, diskutojnë mbi rreziqet që paraqiten nga përmbajtja e dëmshme në internet dhe të zhvillojnë ide për forcimin e qëndrueshmërisë kundrejt dhunës në komunitetet e tyre.
Organizuar nga Departamenti i Kërcënimeve Transnacionale të OSBE-së/Njësia e veprimit kundër terrorizimit (TNTD/ATU) si pjesë e projektit CLEAR, evenimenti u mbajte në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Komunën e Strugës. Përderisa, komuna e Ohrit, e Maqedonisë së Veriut dhe komuna e Pogradecit, në Shqipëri, mbështetën këtë iniciativë gjithashtu.
Pjesëmarrësit shqyrtuan se si të rinjtë mund t'i identifikojnë dhe t'u përgjigjen narrativeve të dëmshme në internet, të nxisin të menduarit kritik dhe edukimin mediatik e informues, si dhe të inkurajojnë angazhimin pozitiv në hapësirat digjitale. Diskutimi gjithashtu theksoi vlerën e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis rinisë, autoriteteve lokale, edukatorëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Madje, theksoi dhe rëndësinë për të siguruar që të rinjtë kontribuojnë në mënyrë aktive ndaj përpjekjeve të P/CVERLT, dhe jo vetëm përfitojnë nga programet e parandalimit.
“Një mjedis më i sigurt online nuk mund të arrihet vetëm përmes teknologjisë. Kjo varet nga të menduarit kritik dhe nga shkrim-leximi mediatik e informues, qytetaria digjitale dhe aftësia për të njohur narrativet manipuluese dhe të dëmshme,” tha Violanda Botet, shefe e Njësisë së Veprimit Kundër Terrorizmit.“ . Për më tepër, kjo varet nga respektimi i lirive themelore dhe nga sigurimi që masat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm të mbeten proporcionale, gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me detyrimet për të drejtat e njeriut.”
Punëtoria mbështeti dialogun ndërkufitar dhe inkurajoi pjesëmarrësit të shndërrojnë idetë e tyre në iniciativa të përshtatura ndaj kontekstit lokal. Evenimenti përfundoi me prezantimin e nismave të pjesëmarrësve para përfaqësuesve të komunave.
Evenimenti përfshiu një pjesë së punës më të gjerë të TNTD/ATU për mbështetjen e shteteve pjesëmarrëse në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që shpien deri në terrorizëm. Punëtoria u mbajte si pjesë e Project CLEAR, që promovon të menduarit kritik, edukimin mediatik dhe atë informues, ndërgjegjësimin për etikën në inteligjencën artificiale dhe qëndrueshmërinë e komunitetit. Projekti CLEAR financohet nga Gjermania, Finlanda, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara.