News Item

Forcimi i institucionit të Avokatit të Popullit për të mbrojtur më mirë të drejtat e njerëzve

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje

Kur njerëzit besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur nga ndonjë institucion publik, atyre u duhet një vend ku do mund të drejtohen për ndihmë.

Avokati i Popullit luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e atyre të drejtave dhe për të siguruar që institucionet publike të mbajnë përgjegjësinë. 

Që të mund Avokati i Popullit ta bëjë këtë gjë në mënyrë efektive, institucioni duhet të jetë i pavarur, të ketë kompetenca për të hetuar ankesat dhe të disponojë me burime për të kryer punën e tij. 

Mu për këtë shkak, Misioni i OSBE-së në Shkup është duke mbështetur përpjekjet për forcimin e institucionit të Avokatit të Popullit. Më 22 tetor, Misioni së bashku me institucionin e Avokatit të Popullit, Kombet e Bashkuara dhe Kuvendin, bashkuan përfaqësues të institucioneve, shoqërinë civile dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi ndryshimet e propozuara të Ligjit për Avokatin e Popullit.   

Ndryshimet e propozuara do të forcojnë pavarësinë e institucionit, do të avancojnë aftësinë e tij për të hetuar ankesat dhe do t’i bëjnë shërbimet e tij me qasje më të madhe, përfshirë këtu edhe për personat me aftësi të kufizuara.

"Një institucion nuk mund të ushtrojë plotësisht mandatin e tij nëse i mungojnë pavarësia për të marr vendime, kompetencat e nevojshme për të hetuar, ose burimet njerëzore dhe financiare të nevojshme për të përmbushur përgjegjësitë e tij," tha Ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. 

Avokati i Popullit Faton Selami theksoi se diskutimi duhet të lëvizë përtej vetë ndryshimeve ligjore.

"Ne nuk duhet ta shikojmë diskutimin mbi ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Popullit vetëm si një çështje juridike, por si mundësi për të diskutuar se si të sigurojmë një mbrojtje më efektive të të drejtave të njeriut dhe përgjegjësi më të madhe të institucioneve," tha ai. 

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi theksoi mbështetjen e Kuvendit për forcimin e Avokatit të Popullit duke nënvizuar se ndryshimet e propozuara duhet të shpien drejt mbrojtjes më të mirë të të drejtave të qytetarëve. 

"Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të çdo qytetari janë pjesë e garantimit të të drejtave për të gjithë," tha ai.