News Item

Përtej ndërgjegjësimit: Misioni i OSBE-së në Shkup nis fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit me gazetarët e rinj

Seven people standing in a formal setting with flags in the background, some smiling, dressed in business attire.
Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje

Kërcënimet online, përndjekja dhe shpërndarja e imazheve intime pa pëlqim mund të kenë pasoja të rënda për sigurinë, arsimimin, punësimin dhe jetën personale të grave dhe vajzave. Megjithatë, shumë prej atyre që përjetojnë ose janë dëshmitare të një abuzimi të tillë, nuk e raportojnë kurrë atë. 

Misioni i OSBE-së në Shkup e nis fushatën e sivjetshme të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore me evenimentin të titulluar: “Zërat kundër Dhunës: Rrëfimet e të rinjve mbi dimensionin digjital të dhunës ndaj grave dhe vajzave”

Evenimenti bashkoi gazetarët e rinj, përfaqësuesit institucional, profesionistët mediatik dhe ekspertët për të diskutuar si të parandalohet dhuna digjitale, të ofrohet mbrojtje më e mirë për të mbijetuarit dhe të forcohet përgjigja institucionale. 

Hulumtimet e publikuara nga Misioni gjatë këtij viti, me përfshirjen e 600 grave të reja të moshës 18 deri më 29 vjeçare, treguan se 86 përqind nga ata që kishin përjetuar ose dëshmuar dhunë me bazë gjinore apo ngacmim në internet, nuk e kanë raportuar atë. Nga ato që nuk e kanë raportuar atë, 31 përqind kanë theksuar se nuk kanë pasur informata të mjaftueshme për atë se ku të drejtohen, përderisa 28 përqind kanë mungesën e besimit te institucionet.

“Vetëdijesimi është i rëndësishëm, por vetëm si i tillë nuk mbron askënd. Ai duhet të shpien deri në parandalim, mbrojtje dhe llogaridhënie efektive,” deklaroi Dr. Susan Penksa, ushtruese e detyrës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. 

Në fjalët e saj hyrëse, Dr. Susan Penksa nënvizoi tre pyetje praktike që duhet të udhëheqin përpjekjet për të trajtuar dhunën digjitale: nëse mund gratë dhe vajzat të paraqesin abuzimin në mënyrë të sigurt dhe papengesë, nëse janë institucionet e pajisura për të reaguar dhe nëse të mbijetuarit kanë arsye t'i besojnë asaj përgjigjes. 

Evenimenti nderoi të tre fituesit e Thirrjes së Hapur të Misionit për Rrëfime Mediatike mbi Dimensionin Digjital të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave:

Çmimi i parë: Enis Shaqiri, për shkrimin e tij “Nisi me një llogari të rreme në Instagram dhe përfundoi me përndjekje në jetën reale: Gratë në Maqedoninë e Veriut përballen me dhunë që nuk ndalet tek ekrani”. 

Çmimi i dytë: Llausha Zenuni, për shkrimin e saj “Unë nuk bëra zë, Monika e Raportoi atë: Dy Rrëfime të Dhunës Digjitale”.

Çmimi i tretë: Gabriela Leskova, për reportazhin e saj televiziv “Dhuna Digjitale si Një Kërcënim Real”.

Rrëfimet fituese e vendosin bazën për dy panel diskutime ku anëtarët e Grupit Këshillimor Rinor luajnë pjesë aktive në aspekt të moderimit të dialogut. Pjesëmarrësit shqyrtuan pasojat e abuzimit online, barrierat e raportimit, qasjen në mbështetje dhe rëndësinë e hetimit efektiv dhe të qasjes në drejtësi. 

Madje, evenimenti gjithashtu vuri në pah se si gazetaria e përgjegjshme mund ta bëjë abuzimi të dukshëm, ta sfidojë fajësimin e viktimës dhe tu ndihmojë njerëzve të gjejnë mbështetje, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e të mbijetuarve. 

Të gjithë pjesëmarrësit në thirrjen e hapur fituan certifikate të mirënjohjes si shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në rritjen e ndërgjegjësimit mbi dhunën digjitale.

“Fushata e 16 Ditëve do të marrë fund. Përgjegjësia ynë për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave vazhdon,” theksoi Penksa.

Misioni i OSBE-së në Shkup vazhdon të punon me institucionet, shoqërinë civile dhe të rinjtë për të parandaluar dhunën me bazë gjinore dhe për të forcuar mbrojtjen e grave dhe vajzave, brenda në internet dhe jashtë tij.