Skip Links

Project Update

Trajnim hibrid për policim më të mirë

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje
Fields of work:
Policimi

Shkup, 15 dhjetor 2025 – Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot shënuan përfundimin e Sistemit të ri të edukimit hibrid që forcon trajnimin e policisë dhe kapacitetin nacional afatgjatë. 

Sistemi kombinon mësimin klasorë me mjete digjitale, duke u lejuar oficerëve të policisë në tërë vendin të kenë qasje në trajnime më të shpejta, më të përshtatshme dhe me cilësi më të lartë dhe t'i përditësojnë aftësitë e tyre. 

Kjo qasje mbështetë zhvillimin profesional ndërsa u përgjigjen realiteteve të policimit të përditshëm.

Projekti ka investuar si në njerëz ashtu edhe në sisteme për të siguruar ndikim dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Me kombinimin e Qendrës së re Multimediale të Trajnimit, platformës mësimore online dhe një ekipi me 18 instruktorë të trajnuar në nivel nacional, Ministria ka forcuar kapacitetin e saj për të ofruar trajnime moderne për policinë brenda kuadrit të saj ekzistues institucional. 

Kjo mbështet trajnim të qëndrueshëm të cilësisë së lartë që me kohë mund të evoluojë në përputhje me nevojat operative.

“Maqedonia e Veriut tani ka sistem modern të trajnimit hibrid – ndër më të avancuarin në rajon,” tha ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. “Ky sistem e bënë mësimin më të shpejtë, më të përshtatshëm dhe më në dispozicion të policëve në tërë vendin. Për qytetarët, kjo nënkupton shërbim më profesional, përgjigje më të shpejtë dhe policë më të përgatitur për sfidat me të cilat përballen.”

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski theksoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional për forcimin e profesionalizmit të policisë dhe shërbimit publik. 

“Përmes këtij bashkëpunimi u vendos baza për një sistem arsimor hibrid modern dhe të qëndrueshëm: u zhvillua një program për trajnim hibrid, u përzgjodhën dhe trajnuan instruktor me kompetenca të larta digjitale dhe u krijua një Qendër Multimediale e Trajnimit në Idrizovë, me vlerë rreth 350 mijë euro, si dhe një Sistem Menaxhimi të Mësimit (LMS) që mundëson arsim cilësor dhe të përshtatshëm.”

Mbështetur nga Gjermania dhe Norvegjia, iniciativa gjithashtu lidh Maqedoninë e Veriut me rrjetet rajonale të trajnimit policor, duke përfshirë edhe shoqatën e akademive policore në Evropën Juglindore të mbështetur nga OSBE, gjë që mundëson mësim të përbashkët dhe standarde më të larta profesionale.  

Paralel me sistemin e trajnimit hibrid, Misioni i OSBE-së në Shkup gjithashtu punon me partnerët siç është Finlanda për të përmirësuar infrastrukturën policore, përfshirë edhe krijimin e hapësirave më të sigurta të intervistimit për viktimat e krimit në Manastir dhe Strumicë. Së bashku, këto përpjekje pasqyrojnë mbështetjen gjithëpërfshirëse të Misionit ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e aftësive profesionale, kapaciteteve institucionale dhe besimin publik në policim.