Skip Links

News Item

Deklarata e mbështetur nga OSBE Forcon Veprimin e Koordinuar për të Parandaluar Dhunën tek të Rinjtë

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje
Fields of work:
Rinia

Ceremonia e nënshkrimit të nivelit të lartë në Shkup riafirmon angazhimin e përbashkët institucional dhe të informuar nga të rinjtë për mjedise më të sigurta për të rinjtë. 

Shkup, 16 qershor 2026 – Sot, nënshkrimi zyrtar i Deklaratës së Qëllimit për Parandalimin e Dhunës tek të Rinjtë, shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e veprimit për të adresuar dhunën në Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. 

Deklarata u nënshkrua brenda kornizës së Grupit Nacional të Punës për Parandalimin e Dhunës tek të Rinjtë, udhëhequr nga Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. Si mekanizëm i parë nacional i kushtuar posaçërisht parandalimit të dhunës tek të rinjtë, Grupi i punës ofron një platformë për institucionet, organizatat rinore dhe partnerët për të identifikuar së bashku rreziqet, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të zhvilluar masa praktike parandaluese.

Gjatë hapjes së ngjarjes, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Kilian Wahl theksoi rëndësinë për të lëvizur nga angazhimi në veprim: “Nënshkrimi i Deklaratës shënon një moment të rëndësishëm, por ndikimi i saj i vërtet do të varet nga veprimi që pason: nëse të rinjtë dinë ku ta raportojnë dhunën pa frikë dhe turp, dhe nëse shërbimet mbështetëse bëhen më të arritshme, konfidenciale dhe miqësore për të rinjtë.”

Deklarata reflekton një angazhim të përbashkët për të parandaluar të gjitha format e dhunës tek të rinjtë, duke shpalosur pika të veprimit në lidhje me mjedise të sigurta dhe shërbime mbështetëse, edukim mbi komunikim të padhunshëm, parandalimi në mjediset sportive, siguri lokale, shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale, siguri digjitale, pjesëmarrje të kuptimplotë të të rinjve dhe koordinim dhe llogaridhënie më të madhe.

Në fjalimet e tyre hyrëse, Ministri i Politikës Sociale, i Demografisë dhe i të Rinjve Fatmir Limani, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, Ministri i Sportit Borko Ristovski, dhe deputetja Dragana Bojkovska, Koordinatore e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit institucional, parandalimit, përgjigjes së hershme, sigurisë digjitale, edukimit, sportit dhe angazhimin parlamentar për avancimin e parandalimit të dhunës tek të rinjtë. 

Gjatë panelit, folësit theksuan nevojën për rrugë më të qarta raportimi, bashkëpunim më të fortë lokal, mbështetje më të mirë për shkollat ​​dhe qendrat rinore dhe përfshirje më konsistente të të rinjve në formësimin e masave parandaluese.

Misioni i OSBE-së në Shkup riafirmoi angazhimit e tij për të mbështetur Grupin e punës, organizatat rinore dhe partnerët për të shndërruar Deklaratën në masa praktike dhe sisteme mbështetëse më të besueshme për të rinjtë në mbarë vendin.


Contacts

Vjosa Ismaili Turkeshi, Misioni i OSBE-së në Shkup

Asistente e lartë për informim publik dhe media

Misioni i OSBE-së në Shkup

Ndërtesa Hiperium
Bulevardi 8 shtatori Nr. 16
1000 Shkup
Maqedonia e Veriut

Ilona Kazaryan

Udhëheqëse e Njësisë për komunikim dhe marrëdhënie me mediat

Misioni i OSBE-së në Shkup

Ndërtesa Hiperium
Bulevardi 8 shtatori Nr. 16
1000 Shkup
Maqedonia e Veriut

Annie Engstroem

Media Officer

OSCE Mission to Skopje

Hyperium Building
Bulevar 8-mi Septemvri No. 16
1000 Skopje
North Macedonia

Ilona Kazaryan

Chief, Communication and Media Relations Unit

OSCE Mission to Skopje

Communication and Media Relations Unit

Hyperium Building
Bulevar 8-mi Septemvri No. 16
1000 Skopje
North Macedonia