Skip Links

News Item

OSBE mbështet trajnimin e avancuar të K9 për luftimin e trafikimit ilegal të armëve

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje
Fields of work:
Kontrolli i armëve, Policimi

Më pak armë të paligjshme do të thotë më shumë siguri për njerëzit.

Javën e kaluar, forca speciale të policisë nga Evropa Juglindore dhe Ukraina përfunduan kursin e kualifikimit për udhëheqësit e qenve të shërbimit, të organizuar nga Misioni i OSBE-së së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kursi synonte forcimin e zbulimit të armëve të vogla, armëve të lehta dhe municioneve, në kushte të vështira - lart në male dhe thellë në pyll.

Duke u bazuar në programet e mëparshme, kursi u përqendrua në angazhimin e përbashkët, koordinimin taktik dhe përputhshmërinë midis udhëheqësve të qenve dhe njësive speciale. 

“Ky kurs ka të bëjë me sigurinë praktike për rajonin dhe Evropën”, tha Ambasadori Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. “Forcat policore të trajnuara më mirë, nënkuptojnë më pak armë të paligjshme në rrugë dhe një kontribut për sigurinë e të gjithë njerëzve.”

Përmes projektit për “Armët e vogla dhe të lehta”, OSBE-ja mbështet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar më tej Njësinë e saj për qentë e shërbimit si një qendër rajonale ekspertize dhe kontribuon në përgjigje më të forta rajonale ndaj krimit të organizuar. 

 


Contacts

Vjosa Ismaili Turkeshi, Misioni i OSBE-së në Shkup

Asistente e lartë për informim publik dhe media

Misioni i OSBE-së në Shkup

Ndërtesa Hiperium
Bulevardi 8 shtatori Nr. 16
1000 Shkup
Maqedonia e Veriut

Ilona Kazaryan

Udhëheqëse e Njësisë për komunikim dhe marrëdhënie me mediat

Misioni i OSBE-së në Shkup

Ndërtesa Hiperium
Bulevardi 8 shtatori Nr. 16
1000 Shkup
Maqedonia e Veriut

Annie Engstroem

Media Officer

OSCE Mission to Skopje

Hyperium Building
Bulevar 8-mi Septemvri No. 16
1000 Skopje
North Macedonia

Ilona Kazaryan

Chief, Communication and Media Relations Unit

OSCE Mission to Skopje

Communication and Media Relations Unit

Hyperium Building
Bulevar 8-mi Septemvri No. 16
1000 Skopje
North Macedonia