Skip Links

News Item

Nga padukshmëria deri në barazi: Avancimi i përfshirjes së romëve përmes identitetit ligjor në Maqedoninë e Veriut

Issued on:
Lëshuar nga:
OSCE Mission to Skopje
Fields of work:
Të drejtat e komuniteteve , Roma dhe Sinti, Toleranca dhe mosdiskriminimi

Më 8 prill 2026, partnerët u bashkuan në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe për t’u përqendruar në një ide të thjeshtë por qenësore: përfshirja fillon me njohjen. 

“Sot, ne qëndrojmë këtu, në shtëpinë e demokracisë, të bashkuar rreth një vlere më të madhe se çdo politikë, çdo parti dhe çdo interes i përditshëm. Vlera e dinjitetit njerëzor,” tha kryeministri Hristijan Mickoski. “Pas çdo statistike qëndron një njeri. Pas çdo numri, një rrëfim. Dhe pas çdo sfide, një shpresë që pret të njihet dhe mbështetet.” 

Në temën “Nga Padukshmëria në Barazi,” diskutimet u përqendruan në identitetin ligjor, çelësi cili mundëson qasje në arsim, shëndetësi, punësim dhe mbrojtje sociale. 

“Identiteti ligjor mund të tingëllojë teknik. Por në të vërtetë, është ajo që e bënë një person të dukshëm për shtetin. Dhe pa atë dukshmëri, qasja në të drejta mbetet e pamundur,” tha Edward Anderson, shef i Departamentit të Misionit për Siguri dhe Mbështetje në Komunitet. 

Ja këtu është vendi ku puna praktike bënë ndryshim. Me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, diku rreth 750 njerëz që më parë nuk kishin identitet ligjor kanë qenë në gjendje të regjistrohen dhe të kenë qasje në të drejtat e tyre, përderisa të gjitha rastet e njohura të pashtetësisë të lidhura me shpërbërjen e Jugosllavisë së mëparshme janë zgjidhur. 

Vetëm gjatë vitit 2025, iniciativat për ndihmë juridike përmes ekipeve mobile të mbështetura nga Misioni kanë ndihmuar që diku rreth 300 individë romë të marrin dokumente dhe të fitojnë qasje në mbrojtje sociale, duke i sjellë kështu shërbimet drejtpërdrejt komuniteteve dhe duke zvogëluar barrierat administrative.

Duke shikuar akoma më larg, fokusi po zhvendoset te parandalimi. Në vitin 2026, Misioni do të mbështesë zhvillimin e një Protokolli mbi Pashtetësinë për të forcuar zbatimin e legjislacionit dhe për të avancuar koordinimin midis institucioneve. Duke punuar së bashku me institucionet dhe komunitetet, këto përpjekje po ndihmojnë për të siguruar që askush të mos mbetet i padukshëm dhe që përfshirja të bëhet realitet.


Contacts

Mirvete Islam, Misioni i OSBE-së në Shkup

Asistente e lartë për informim publik dhe media

Misioni i OSBE-së në Shkup

Ndërtesa Hiperium
Bulevardi 8 shtatori Nr. 16
1000 Shkup
Maqedonia e Veriut

Ilona Kazaryan

Udhëheqëse e Njësisë për komunikim dhe marrëdhënie me mediat

Misioni i OSBE-së në Shkup

Ndërtesa Hiperium
Bulevardi 8 shtatori Nr. 16
1000 Shkup
Maqedonia e Veriut

Annie Engstroem

Media Officer

OSCE Mission to Skopje

Hyperium Building
Bulevar 8-mi Septemvri No. 16
1000 Skopje
North Macedonia

Ilona Kazaryan

Chief, Communication and Media Relations Unit

OSCE Mission to Skopje

Communication and Media Relations Unit

Hyperium Building
Bulevar 8-mi Septemvri No. 16
1000 Skopje
North Macedonia